Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.
“Është tejet e rëndësishme për të gjithë ne në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit për tu bërë gardianë të Republikës sonë. Ky diversitet që përfshin të gjitha komunat është nivelin e policisë sonë e cila është e të gjithëve. Nga sot të gjithë ju jeni policë të Kosovës. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja, ndaj do t’i bashkoheni radhës së policisë për të siguruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë”, u shpreh Osmani.
“I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, shtoi Osmani.