Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” 2020, në Podujevë. Ajo tha se ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se kultivimi i vlerave letrare është thelbësor për krijimin e identiteti kulturor.
“Kënaqësi të marr pjesë në këtë manifestim. Ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese. Për ne, kultivimi i vlerave letrare është thelbësore për krijimin e identitetit tonë kulturor. Shpresoj që edhe pse në pandemi ky takim të shfaqë sukses”.
“Ju uroj për kontributin tuaj dhe shpresoj që të shohim më shumë ndikim të gjeneratat e ardhshme që të krijojnë traditën që është krijuar në këto vite”, tha ajo
Ndërsa, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se Takimet e Kulturës “Kdri Kadriu”, kanë qenë një ndër ngjarjet që ka afirmuar Llapin.
Ai po ashtu ka premtuar mbështetje për krijuesit.
“Një nga ngjarjet që e ka afirmuar Llapin në fushën e kulturës janë Takimet e Kulturës ‘Kadri Kadriu’. Nëpër skena kulturore të këtij takimi kanë kaluar krijues të rinj nga të gjitha trevat shqiptare. Të gjithë këta letrarë kanë lënë këtu fjalë të bukura e kanë marrë me vete kulturën e Llapit”, tha ai.