Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, duke iu referuar vendimit për shtyrjen e lirimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinajn, ka thënë se vendi ynë nuk duhet të negociojë me Serbinë pa u larguar flet-arrestet.
“Çdo negocim duhet të ndalohet përderisa nuk tërhiqen flet-arrestet e lëshuara gjatë kohës së Milloshoviqit, që janë jo vetëm për luftëtarët e UÇK-së, por edhe për aktivistët politikë, përfshirë këtu edhe atyre të LDK-së”.
Përndryshe gjykata e Colmarit vendosi të enjten për shtyrjen e seancës për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Gjykata mori vendim që seanca e ardhshme të mbahet më 6 prill.