Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nesër (e mërkurë) nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në orën 11:00, ku amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.
Pas ceremonisë, Osmani dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të mbajnë konferencë për media.
Njoftimi i plotë:
Sot në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.
Vendi: Kabineti i Presidentes;