Osmani nesër dërgon kërkesë në MSH për monitorimin e deputetëve që pinë duhan brenda Kuvendit

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë që të shqiptojë dënime për deputetët që e shkelin Ligjin për Duhanin në Kuvendin e Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit tha për klankosova.tv se kryekuvendarja nesër do të dërgojë me shkrim këtë kërkesë në MSH.

“Nesër në mëngjes kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani do t’i dërgoj kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë me shkrim”.

“Ajo do kërkoj prej tyre që ta monitorojnë zbatimin e ligjit antiduhan dhe t’i shqiptojnë dënimet e parapara me ligj”, ka thënë Kupina.

Të ngjashme