Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ferati nga Istogu. Osmani është shprehur se humbja e parakohshme e vëllait të kryetarit të Komunës, Ilir Ferati, i ka tronditur të gjithë.
“Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë”.
“Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin. Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin”, ka thënë Osmani.