Osmani njofton ambasadorin italian për ecurinë e bisedimeve me VV-në

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, takoi Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Z Osmani falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Njëkohësisht, Osmani e njoftoi Ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës.

Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Ambasadori Sardi uroi Osmani për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë.

Të ngjashme