Osmani pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targat: Serbia e ka bllokuar progresin në dialog

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 12:37 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pala serbe e ka bllokuar deri tani progresin në dialogun Kosovë-Serbi, pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat, raporton Ekonomia Online.

Osmani gjatë një konference për media me presidentin e Letonisë, Egils Levits, të premten, ka thënë se Kosova ka dhënë maksimumin si palë konstruktive që të arrihet një marrëveshje ashtu siç e ka kërkuar BE-ja.

“Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar edhe BE-ja por ne nuk mund të marrim përgjegjësi për bllokadën që po shkakton pala serbe. Ajo çka mund t’ju siguroj është që Kosova do të jetë palë konstruktive dhe do të vazhdojë të jetë palë që respekton parimet dhe standardet më të larta evropiane, ndërkaq se si do të sillet Serbia varet nga ata, por fatkeqësisht sjellja e tyre e deritanishme vetëm e ka bllokuar progresin në dialog”.

“Mendoj që sa i përket udhëheqësve të delegacioneve, sikurse në çdo takim deri tani, kryeministri i vendit do të vazhdojë të potencojë që ky proces është i përqendruar në njohje reciproke. Njohja reciproke është parakusht për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme