Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova përfiton sa herë bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas nënshkrimit të grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media së bashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e para e shtetit ka thënë se secila nismë dhe secili sukses, i ka gjurmët e Amerikës.
Këtë marrëveshje, Osmani e ka parë si pasqyrim të qartë të fuqisë së bashkëpunimit të dy shteteve.
“Siç e them çdo herë secila nisme dhe secili sukses që ka përmirësim të jetës së qytetarëve të Kosovës ka gjurmët e SHBA-së. Marrëveshja që sapo nënshkruam është edhe një rikonfirmim drejtë vizonit tonë për një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Do të mbështes projekt nga institucionet llogaridhënës qeverisës deri tek gjithëpërfshirja. SHBA mbete një partner i palëkundur në këtë drejtim. Kjo marrëveshje është një pasqyrim i qartë i fuqisë së bashkëpunimit të dy shteteve tona. Sa herë punojmë bashkë më SHBA-në, qytetarët tanë dhe shteti ynë përfiton”, ka thënë Osmani.