Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe Qeverinë e ShBA-së, pas arritjes së marrëveshjes për targat.
Osmani tha se Hovenier e Qeveria e ShBA-së patën angazhim aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.
“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkroi Osmani.
Më herët, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, njoftoi se Serbia nuk do të lëshojë më targa KM e PR dhe Kosova nuk do të vazhdojë me masat e tjera në lidhje me këtë çështje.