Osmani pas ujdisë historike Azerbajxhan-Armeni: Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt

Prishtinë | 09 Gus 2025 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur marrëveshjen e paqes së arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilën e ndërmjetësoi presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo në një postim në X duke përgëzuar presidentin amerikan, Donald Trump tha se kjo marrëveshje historike është dëshmi e asaj që mund të arrijë një lidership i fortë amerikan.

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global:, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Azerbajxhani dhe Armenia u pajtuan sot pas një konflikti që zgjati  35 vjet.

Të ngjashme