Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Enver Malokun, intelektualin, atdhetarin dhe bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ajo tha se Maloku, i njohur si zëri i urtësisë dhe i dinjitetit, kontribuoi në komunikimin politik dhe promovimin e vizionit rugovian për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt Perëndimit.
Presidentja Osmani theksoi se vrasja e tij mbetet një krim që kërkon drejtësi dhe u shpreh mirënjohje për jetën dhe veprën e tij.