Osmani për hapjen e bazës në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se hapja e bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Ajo në llogarinë e saj në X ka shkruar se ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkruan Osmani.

Në Kuçovë të Shqipërisë sot do të hapet zyrtarisht baza e re ajrore e Aleancës Veri-Atlantike.

Me këtë rast edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar momente nga montimi i dronëve “Bayraktar”.

Të ngjashme