Osmani për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Plumbat e atentatit i bën të pavdekshëm

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani në përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, i ka cilësuar si patriotë që nuk u përkulën e zëra që nuk u shuan.

Ajo ka thënë se plumbat e atentatit që synuan t’i heshtnin i bën ata të pavdekshëm.

Postimi i saj:

Sot kujtuam dhe nderuam Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, tre patriotë që nuk u përkulën, tre zëra që nuk u shuan, tre flakadanë të lirisë sonë.

Plumbat e atentatit synuan t’i heshtnin, por i bënë të pavdekshëm. Ata ishin zëri i Kosovës së robëruar dhe kushtrimi i popullit që nuk pranonte nënshtrimin.

Sot i nderojmë sepse gjaku i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut është në themelet e lirisë dhe Republikës së Kosovës.

Lavdi e përjetshme heronjve të fjalës, të idealit dhe të kombit!

Të ngjashme