Osmani pjesë e Forumit Alpbach, diskuton me të rinjtë për “tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën”

Prishtinë | 25 Gus 2024 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri.

Osmani ka shkruar më Facebook se pati një diskutim me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota.

“U përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, njoftoi ajo.

Të ngjashme