Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj këngëtaren Bebe Rexha, e cila ka ardhur në Kosovë për herë të parë, për të marrë pjesë në Festivalin Sunny Hill, që mbahet nga datat 25-28 korrik.
“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim” ka shkruar Osmani, në Facebook, ku ka publikuar dhe disa foto.