Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur një delegacion të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryetarja Mimi Kodheli, njëherësh Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, raporton Ekonomia Online.
Të dy palët diskutuan për bashkëpunimin ndërparlamentar ndërmjet të të dy vendeve dhe u angazhuan që të rritet intensiteti i bashkëpunimit.
Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e mbështetjes ndaj Kosovës e shtetit shqiptar në nismat rajonale apo edhe në raport me Aleancën Veri-Atlantike.
Kryetarja Osmani ka thënë se është i nevojshëm koordinim ndërshtetëror për ta mbështetur Kosovën në mekanizmat rajonal e më gjerë ku duhet ta ketë zërin, porse nuk e ka të drejtën e përfaqësimit.
Në këtë kontekst, ka marrë mbështetjen e palës shqiptare dhe premtimin për një dakordim të veprimeve në hapat e mëtejmë.