Osmani pret në takim Maqedoncin, diskutojnë për avancimin e FSK-së me standardet e NATO-s

Prishtinë | 12 Gus 2023 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas njoftimit të presidencës, me këtë rast, Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Osmanin për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Të ngjashme