Kandidatja nga radhët e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani në debatin “Talk the Talk”, ka folur për programin e kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Osmani, ka përmendur pesë shtyllat kryesore të këtij programi, që sipas janë: sundimi i ligjit, familja, arsimi dhe shëndetësia, punësimi dhe partneriteti ndërkombëtar.
Sipas Osmanit, rritja ekonomike mund të arrihet vetëm nëse bëhet investimi në kapitalin njerëzor.
“Ne po synojmë që ta ndryshojmë tërësisht mentalitetin qeverisës. Ne kemi në program, arsimin, familjet, në kapital njerëzor e cila është bërthama e programit tonë. Potenciali jonë më i madh është fuqia në njerëz për një rritje ekonomike. Ne nuk kemi synim asfaltimin për ndërtimin e autostradave”, tha Osmani.
Osmani theksoi se për të pasur zhvillim të qëndrueshëm duhet që të arrihet që shteti të clirohet nga politika dhe krimi.
“Për të ndodhur të gjitha këto, kemi paraparë sundimin e ligjit, ndikimin e tmerrshëm nga jashtë të politikës dhe krimit kjo është top prioritet. Është e pamundur të kem arritje ekonomike, shëndetësi apo edhe fusha tjera”.
“Brengat themelore e bizneseve është sundimin ligjit dhe krimi. Është e tmerrshme kur ne vizitojmë bizneset të cilët ndihmojnë familjet, dhe ata thonë se nuk e dini se mund të durojnë këtë presion nga jashtë. Ose ka biznese që kanë thënë ia kemi bërë hallall kur na kanë kërkuar 20% por jo tash deri ne 50%, kjo është duke u bërë si shkak i haraçit”, tha Osmani.
“Kemi punuar në dy vitet e fundit në programin tonë. Pjesa e arsimit është punuar nga njerëzit me dije me të ndritur. Pjesa e shëndetësisë si dhe sundimit të ligjit. 200 faqe programi voluminoz por do të jetë i qasshëm programi me i shkurtë që të jetë me i qartë. 5 shtyllat themelore dhe 50 prioritete. E para qeverisja dhe sundim i ligjit, familja, punësimi, arsimi dhe shëndetësia, partneriteti ndërkombëtar”, tha Osmani.
“Secili i ri dhe re është një betejë e shoqërisë që meritokracia t’i zë vend dukurive negative të cilat e kanë kapluar institucionet. Nuk është betejë e lehtë, por afër vetës kam një ekip me kapacitete të mëdha. Kur ke një ekip të fort përpara atëherë suksesi është i pandalshëm. Jo vetëm në këtë garë por çdoherë e kemi mbështetur njëri tjetrin. Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku e të tjerë”.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani duke folur për programin qeverisës, ka thënë se qeveria e ardhshme do t’i ketë 12 ministri, raporton Ekonomia Online.
Osmani theksoi se brenda një viti të gjithë qytetarët do t’i kenë sigurimet shëndetësore.
“Ne kemi parapare keqmenaxhim ne arsim. Përveç ngritjes se kualitetit është që të kemi politika ku studentet mund të shkëlqejnë e jo të bllokohen. Ne duhet të bëjmë investim në shkolla profesionale qe të kemi njerëz te trajnuar për punën që e kërkon biznesi”.
“Brenda një viti synojmë të marrim sigurimet shëndetësore dhe çdo sektorët në qeverinë time, ata do ta trajtojnë shëndetësinë si emergjencë nacionale. Qeveria e ardhshme do t’i ketë 12 ministri dhe një riorganizim të shkarkimin e te gjithave bordeve qe kanë mohim të ligjit dhe opinionit. Ky shtet nuk mundet të ecë përpara, nëse mendon që duhet të jetë militantë i një partie për të hyrë në një vend punë”.
“Nuk ka asnjë rast që ndonjë anëtar i LDK-së ka ndikuar në vendimmarrjen e gjyqtareve. Në prokurori do të jenë njerëz që besojnë në drejtësi, mbrojtjen e kushtetues dhe trajtimin e të gjithëve të barabartë para ligjit. Synojmë që njerëzit qe janë përnjëmend aty e jo nga ndonjë parti. Akoma nuk kemi mjaftueshëm prokuror që merren me rastet e luftës”, tha Osmani.