Osmani publikon pamjet nga ceremonia inauguruese e presidentit Erdoğan

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka qenë e pranishme në ceremoninë inauguruese të rizgjedhjes së presidentit, Recep Rayyip Erdogan.

Osmani ka shprehur përkushtim të plotë të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me Turqinë

Presidentja ka bërë të ditur se gjatë ceremonisë ka bashkëbiseduar me liderë e miq të Kosovës për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë, të cilën e ka quajtur përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të ngjashme