Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka shpalosur programin për zhvillim ekonomik në Konventën për Zhvillim dhe Punësim, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se qytetarët dhe bizneset në Kosovë janë të dëshpëruar nga qeveria në ikje, por LDK-ja do ua kthej shpresat.
“Sot Kosova është shndërruar në një vend pesimist për qytetarët dhe bizneset që operojnë, korrupsioni është bërë praktikë nga qeveria në ikje, kanë ndiku në rënien e investimeve, Kosova është shndërruar në një vend që të huajt hezitojnë të investojnë dhe ta vizitojnë”, tha Osmani.
“Lidhjes me qeverinë nuk do jenë përcaktuese të profitit të firmave siç po ndodh sot dhe aq më pak lidhje me krimin, asnjëherë nuk do ndodh që deputetet të kërkojnë hise nga bizneset”, tha ajo.
Osmani tha se qeveria e LDK-së do të sjellë më shumë investime në Kosovë.
“Qeveria e LDK-së do shndërroj Kosovën në desitancion të investimeve të huaja strategjike, të largohen monopolet që kanë lidhje me politiken për të krijuar mjedis konkurrues dhe mundësi për të gjithë, rritja ekonomike do bëhet përmes sektorit privat, ëndrra për punësimi për të rinjtë nuk do jetë më sektori publik”, tha ajo.
“Qeveria LDK kërkon ta krijoj fondin investiv në vlerë prej 300 milionë euro”, shtoi Osmani.
“Do të bëhet rritja e efikasitetit dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë sepse mungesa e ligjit e monopolet janë pengesat që sot kanë bizneset. Do të bëhet zvogëlimi i informalitetit, nxitka e bizneseve duke thjeshtëzuar proceduat e deklarimeve tatimore, transparencë të plotë do ofrojmë në shpenzimin e parasë publike”, tha Osmani.
Avdullah Hoti nga LDK-ja, tha se Kosovës i nevojitet një ekonomi e qëndrueshme që krijon vende të punës, nuk ka monopole për biznese etj.
“Besojmë se ka i duhet një ekonomi e qëndrueshme qe krijon vende pune, një ekonomi që nuk ka monopole, ku bizneset inovative dhe që kanë potencial për eksport mbështeten nga shteti, ku ka siguri ushqimore sipas standardeve”, shtoi Hoti.
“Programi ynë besojmë se mundëson baza për një ekonomi që është e qëndrueshme”, tha ai.
“Duhet riorganizuar komplet skemën e subvencioneve dhe grandeve qe mundëson zhvillimin e bujqësisë duke orientuar kah prodhimi dhe duke i involvu autoritete lokale në shpërndarjen e tyre”, tha Hoti, raporton EO.
Osmani tha se cilësisë së ushqimit do t’i jepet rëndësi gjatë qeverisë që do udhëheqë ajo.
“Kur flasim për sigurinë në ushqim e produktet qe konsumojmë, synimi ynë është që sa më shumë të përkrahen prodhuesit vendor që kanë ofruar cilësi të mirë”, tha Osmani.
Anëtarja e LDK-së, Hikmete Bajrami foli edhe për energjinë në vend.
“Në të ardhmen të bëhen norma të sheshta të energjisë që bizneset të mos subvencionojnë energjinë që konsumohet nga ekonomia familjare. Do të punohet shumë që asetet që sot investojnë bizneset të mbesin në pronësi të bizneseve sepse është një nga problematikat kryesore për trafëstacionet”
Anëtari Lumir Abdixhiku tha se qeveria e LDK-së do të krijojë kushte më të mira për investitorë të jashtëm.
“Ne do ndihmojmë bizneset me kapital të dhënë dhe fonde të investueshme. Investimet e jashtme vitin e fundit kanë rënë, tani janë 200 milionë investime të jashtme, ne duhet me kriju favore të mira për investime të jashtme pa përjashtuar diasporën”, tha Abdixhiku.