Në përvjetorin e 27-të të masakrës së Reçakut, u mbajt akademi përkujtimore në nderim të 45 viktimave të pafajshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Reçaku është dëshmi e qartë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb ndaj popullatës civile shqiptare, vetëm pse ishin shqiptarë.
Ajo theksoi se Reçaku përfaqëson një pikë kthese që ia zbuloi botës realitetin e krimeve ndaj civilëve në Kosovë.