Osmani: Shëndetësia në komunën e Fushë Kosovës do të marrë një hap të madh përpara

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, u takua edhe me profesionistët e shëndetësisë.

Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë e veçantë të bisedoj me profesionistët e shëndetësisë. Jam i lumtur që në ekipin tonë kemi 3 kandidatë të përkushtuar, të cilët do ta japin kontributin e tyre 4-vjeçar për avancimin e sistemit shëndetësor në komunën tonë.
Prandaj, prioritetet tona në këtë fushë janë:
✅ Qendra Stomatologjike
✅ Qendra e veçantë e Urgjencës
✅ Qendrat e reja shëndetësore në qytet
✅ Analizat laboratorike të qasshme nga çdo vendbanim
Me përvojën dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se shëndetësia në komunën tonë do të marrë një hap të madh përpara për mirëqenien e qytetarëve tanë!

Të ngjashme