Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë foto nga takimi i saj i djeshëm me shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar presidentja në Facebook.