Presidenti i Maltës, George Vella sot do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00.
Pas takimit, Presidenca njofton se Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media.