Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar për një sërë aktivitetesh që i organizon Kuvendi apo udhëtime jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.
Osmani foli edhe për takimin e djeshëm më presidentin Thaçi, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Tha se takimi me Thaçin ka qenë protokollar, megjithatë kërkoi unifikim të spektrit politik karshi politikës së jashtme, për të cilën tha se është kruciale, ngase fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve nuk kanë të ndalur.
“Sa i përket unifikimit të institucioneve në fushën e jashtme është obligim Kushtetues dhe natyrisht se Kuvendi ka rol kyç siç e ka sqaruar Gjykata Kushtetues. Në këtë fazë që Kosova ka sfidë të madhe në fushën e politikave të jashtme, jo vetëm dialogu me Serbinë, por kur e kemi parasysh fushatën ilegale e Serbisë për të tërhequr njohje Kosovës dhe tentimet e saj për të bllokuar anëtarësimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të flasim të gjithë me zë. Pra është e rëndësishme dhe kruciale për Kosovën”, ka thënë Osmani.
“Sa i përket takimit duhet ta keni parasysh se ajo ka qenë agjendë shtetërore, e koordinuar ne tërësi nga protokolli i shtetit. Asnjë nga ato takime nuk kanë qenë private sepse të thuhet se takime të tilla nën patronatin e presidentit të jetë e tij njëjtë është të thuhet se seanca solemne e kuvendit ka qenë e imja”, ka thënë Osmani.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë ka folur edhe për taksën 100 për qind.
Osmani ka folur si përfaqësuese e koalicionit qeverisës, ku edhe tha se për hapat e mëtejshëm do të takohen këto ditë për t’u koordinuar.
“Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor. Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam potencuar edhe më herët këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në koalicion”, tha Osmani.
Osmani po ashtu bëri të ditur se në mbledhjen e kryesisë janë krijuar 55 grupe të miqësisë, nga të gjitha rajonet e botës
“Vendosem që të si funksionalizohen 55 grupe të miqësisë, të gjitha rajonet e botës janë të përfshira në këto grupe të miqësisë. Synimi ynë në këtë legjislaturë është që grupet e miqësisë ti kemi sa më të angazhuara. Çështjet e tjera kanë qenë të natyrës teknike dhe nuk ka pas ndonjë gjë tjetër”, ka deklaruar Osmani.