Osmani takohet me Hovenierin, diskutuan për zhvillimet në vend dhe fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-ShBA

Prishtinë | 18 Sht 2024 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dje ka pritur në takim, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

Të ngjashme