Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sot ambasadorin e ShBA-sëm Jeffrey Hovenier.
Në takim Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin Hovenier ku u diskutua për zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë në vend, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe poashtu ndryshmet në administratën amerikanë pas zgjedhjeve të fundit, përcjell Ekonomia Online.
Ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe ka vlerësuar angazhimin e përbashkët për ruajten e paqes dhe stabilitetit.
Në fund presidentja e vendit, uroi ambasadorin për fitoren e Presidentit Trump dhe kabinetin e tij, ku tha se aleanca e Kosovës me ShBA-të është ekzistenciale.