Osmani takohet me kryeministrin e Luksemburgut – të përkushtuar për kapituj të rinj bashkëpunimi

Prishtinë | 20 Kor 2024 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

E para e vendit ka thënë se si aleatë demokratik, Kosova dhe Luksemburgu janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

“Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka theksuar presidentja.

Të ngjashme