Osmani takohet me Sekretarin e Ligës Arabe, i kërkon njohjen nga shtetet që nuk e kanë bërë këtë hap

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Presidentja Osmani ka njoftuar se gjatë takimit ka theksuar nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, njofton Osmani.

Të ngjashme