Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, njofton Ekonomia Online.
Ambasadorja Barishiq uroi Osmani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme, thuhet në njoftimin për media.
Osmani, duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci.
Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues.