Osmani takoi Blinken: Aleanca me ShBA-të gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global

Prishtinë | 09 Kor 2024 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj në ShBA është takuar edhe me sekretarin e Departamentit të Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s, Antony Blinken, raporton Ekonomia Online.

Osmani e ka falënderuar për pritjen, ndërsa ka shkruar se aleanca me ShBA-të, është gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global. 

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global. 

Të ngjashme