Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ekipin e xhudistëve kampionë të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim ku ishte prezentë ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, trajneri i ekipit të xhudos, Driton Kuka.
Osmani ka uruar ata për sukseset e arritura ndër vite.
“Për mua ka qenë me rëndësi që takimin e parë ta mbajmë me ata që e kanë nderuar shtetin tonë. Ka qenë me rëndësi për ne që xhudistët ti pres në zyrën time dhe të bashkëbisedojmë për të ardhmen.Tash e tutje do të na gëzojnë pa mas por që shtetin jonë ka bërë histori nëpërmjet xhudistëve”.
“Në kohën edhe kur politika ka dështuar ka qenë Majlinda, Nora , Distria dhe gjitha xhudistët e tjera bashkë me trajnerët e tyre që na kanë bërë zemrën mal dhe mbi të gjitha e kanë nderuar shtetin tonë, e kanë lartësuar flamurin e Kosovës, e kanë nderuar shtetin e tyre madje edhe në shtete që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.
Xhudistja Majlinda Kelmendi ka uruar Osmanin, ku dhe i ka kërkuar që të jetë bashkë me ta në Lojërat Olimpike.
“Unë kisha dashtë me ju uruar mbarësi në punë dhe keni me qenë aty ku njerëzit kanë nevojë për ju dhe keni me qenë bashkë me ne në Lojërat Olimpike”, tha ajo.
Vjosa Osmani të martën edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e presidentes.