Osmani takon Hovenierin, flasin për miratimin e Programit të Shitjeve Ushtarake nga DASh-i

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Osmani e Hovenier folën për zhvillimet e fundit në vend, ku në fokus ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në  të dyja anët”.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët dhe rikonfirmuan nevojën dhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe bashkrëndimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Javën e kaluar është bërë e ditur se Kosovës i është konfirmuar blerja e raketave antitank “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarë.

Të ngjashme