Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, e cila e falënderoi për lidershipin dhe kontributin e KFOR-it në sigurimin e paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n për ruajtjen e sigurisë në vend dhe rajon, veçanërisht përballë veprimeve destabilizuese nga Serbia.