Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Londër ka takuar edhe kryeministren e dorëhequr të Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do të marrë detyrën e shefes së diplomacisë evropiane në vend të spanjollit Josep Borell.
“Gjithmonë kënaqësi biseda me kryeministren Kaja Kallas, këtë herë përgjatë Samitit EPC. Paqja dhe siguria e kontinentit evropian kërkojnë lidership të fuqishëm dhe të gatshëm, gjë që Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani.
Always a pleasure to talk to Prime Minister @kajakallas, this time during the #EPCSummit.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 19, 2024
Peace and security on the European continent require bold & steady leadership, which PM Kallas has so exceptionally demonstrated. 🇽🇰🇪🇪 pic.twitter.com/mzuhYizRLB