Osmani takon zyrtaren e lartë gjermane, flasin për sfidat e sigurisë në rajon

| 18 Dhj 2023 | 18:45 | Nga

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretaren Parlamentare të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Siemtje Möller.

Osmani dhe Möller kanë ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat e sigurisë në rajon si dhe për procesin e dialogut.

Në takim u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe anëtarësimin në NATO, prandaj u theksua ndikimi dhe roli shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë në këto institucione.
Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për përkrahjen e Gjermanisë, ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave gjermane ndaj Kosovës në rindërtimin, pavarësinë, shtetndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj të mbrojtjes dhe sigurisë.

Të ngjashme