Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) synon të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Tutje Osmani ka kërkuar që anëtarët e komisionit ta kenë primare zbatimin e MSA-së.
“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit synon të rregullojë marrëveshjet Kosovë-BE dhe të forcojë integrimin e saj në tregun e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje kërkon tregti të lirë, sepse në MSA qëndrojnë aspektet ekonomike”.
“Ata që duhet pasur që përveç përfitimeve ekonomike Kosova merr mbi vete shumë reforma dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi i Kosovës është i obliguar që të formojë këtë komision të përbashkët. Si anëtarë të komisionit shpresoj ta kenë primare zbatimin e MSA-së”.
Ndërsa Kryesuesi i komisionit Arben Gashi ka thënë se komisioni mblidhet dy herë në vit.
“Komisioni mblidhet dy herë në vit njëra nga mbledhjet mbahet në Kosovë dhe njëra në vendet e Bashkimit Evropian. Neve na pret plani kombëtar i MSA-së që ka ardhur në Qeverinë e Kosovës”.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se para mbajtjes së Samitit Evropian ka kërkuar koordinim, dhe të shtyhen përpara ato çka kanë të bëjnë me vendin, raporton EO.
“Javën e parë të dhjetorit mbahet samiti evropian dhe ne do të duhej ta mendojmë ato rekomandime që kalojnë në Këshill Evropian dhe ta kenë edhe mbështetjen tonë”.
“…lista e këtyre miqve evropian mund të jetë funksionale dhe në shërbim të Kosovës nëse ne tash shohim se cilat janë rekomandime dhe çka mund të miratohet”.