Drejtori i “Termokosit” Fisnik Osmani ka njoftuar se do ta përkrah olimpistën e vetme në Kosovë, Kiana Kryeziun, e cila ka qenë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore Peking, Kine 2022, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi n Facebook, Osmani ka thënë se Termokos, do të përkrah Kiana Kryeziun si Olimpistja e vetme, madje radhiti dhe shumë suksese të saj.
Tutje, ai ka thënë se ‘disa nga sukseset e Kians janë paraqitje në Kampionatin Botëror në Courchevel-Meribel, France 2023, përfaqësuese në Lojerat Olimpike Europiane për të Rinjë në Voukatti, Finlandë 2022, përfaqësuese e Kosovës në Kampionatin e Amerikës Jugore South American Cup në vitet 2023 dhe 2024 në Argjentinë dhe Kili, përfaqësuese e Kosovës, nga mosha 16 vjeçare dhe skitare me rezultatet më të mira në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare vite me rradhë 6 medalje në gara te FIS-it dhe kampionate kombëtare 144 pjesëmarrje në gara të ndryshme të Federatës Ndërkombëtare Skitare (FIS). Në proces të konfirmimit të normës Olimpike për Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026’, ka thënë Osmani.