Deputetja e LKD-së, Vjosa Osmani, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin duke thënë se ai çdo ditë e më shumë po e “degradon” dhe po e turpëron institucionin e presidentit.
Sipas Osmanit, Thaçi këtë gjë e ka dëshmuar duke favorizuar vazhdimisht PDK-në dhe duke bërë fushatë për këtë parti, raporton Ekonomia Online.
“Presidenti i Kosovës nuk po e luan rolin e vet, ai keqpërdori rolin e tij kushtetues duke premtuar gjëra që as sa ka qenë kryeministër dhe as si president nuk do t’i respektojë”.
Deputetja e LDK-së, gjithashtu ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas saj Thaçi po mban takime me Vuçiqin dhe nuk ka transparencë.