Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dëshmorët kanë ndërtuar rrugën e shtetësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Sot është dita e dëshmorëve të Prishtinës, njëra prej ditëve që të gjithë bëhemi bashkë për ta nderuar sakrificën sublime që të gjithë dëshmorët e këtij rajoni e bënë, në mënyrë që ta gëzojmë lirinë”.
“Dita, kur duhet t’u flasim brezave të ardhshëm për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve si pjesë e luftës tonë çlirimtare dhe si pjesë e UÇK-së”.
“Ata ranë duke e mbrojtur Kosovën, ranë duke treguar se sakrifica për liri, sakrifica për atdhe është dashuria me sublime që mund ta ketë një njeri”, ka thënë Osmani, gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.
Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.
LEXO EDHE: