Osmani udhëton drejt Pragës, përfaqëson Kosovën në GLOBSEC

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Osmani do të jetë në mesin e liderëve global të cilët do të mblidhen në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se presidentja do t’i drejtohet audiencës ndërkombëtare në një diskutim mbi perspektivën e Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike, gjersa do të realizojë edhe takime të tjera bilaterale.

Të ngjashme