Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar shtetin letonez për Ditën e Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, e para e vendit tha se shpreson se Kosova dhe Letonia të forcojnë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin.

“Urime president, Edgars Rinkevics, kryeministre Evika Silina, dhe popullit të Letonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë. Kosova i vlerëson lidhjet e forta mes vendeve tona. Ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë.”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme