Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Radmilla Shekerinskën, me rastin e emërimit të saj si Zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s.
Osmani ka shkruar se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me të në prioritetet e përbashkëta.
“Ka qenë nder të punoja me të në vitet e kaluara, veçanërisht në avancimin e Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në prioritetet tona të përbashkëta dhe i uroj asaj çdo sukses në këtë rol të ri të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.