Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj të përzemërta për Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe popullin trim ukrainas me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
“Në këtë ditë të rëndësishme, Kosova qëndron fuqishëm me Ukrainën në luftën heroike për liri,” shkroi Osmani në platformën X.
Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar miqësinë me Ukrainën dhe për të mbështetur rrugëtimin e saj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme.