Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot familjen e Gëzim Bullatovcit në Miradi të Poshtme.
Ai falënderoi familjen Bullatovci për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e komunës.
Osmani tha se kjo mbështetje i jep forcë për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve. Ai përsëriti moton e tij: “Fushë Kosova PËRTEJ!”.