Osmani: Xhamia e Madhe do të kyqet në “Termokos”

Prishtinë | 04 Maj 2024 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet.

Osmani ka thënë se së bashku me Sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet Sadriu dhe bashkëpunëtor, kanë vizituar vendpunishten ku po ndërtohet xhamia e madhe në Prishtinë.

“Takuam ekipet e inxhinierëve për të diskutuar detajet rreth kërkesës termike të objektit! Termokos, së shpejti do të fillojë punimet për të krijuar kushtet e nevojshme për kycjen e xhamisë në rrjetin e ngrohjes qëndrore. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, ka shkruar ai.

Të ngjashme