Kanadaja i kërkoi sot autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat demokratike, përballë manifestimeve ndonjëherë të dhunshme në vend, që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave në ditën e gjashtë.
“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të mbajnë dhe respektojnë të drejtat demokratike dhe të drejtat e personit”, njoftoi Ministria kanadeze e Punëve të Jashtme.
Otava është shprehur e “inkurajuar që sheh popullin iranian të ushtrojë të drejtën e tij themeltare për të manifestuar paqësisht”.
Autoritetet kanadeze garantojnë gjithashtu se “do të vazhdojnë të mbështesin të drejtat themeltare të iranianëve, përfshirë këtu liritë e shprehjes”.
Franca ka shprehur sot, gjithashtu, shqetësimin e saj përballë numrit të konsiderueshëm të viktimave dhe të arrestimeve, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar regjimin iranian