Lista Serbe pengesë për futjen në Kushtetutë të Konventës për luftimin e dhunës në familje

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 14:33 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndryshimi i amendamentit në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës për luftimin e dhunës në familje po pamundësohet nga Lista Serbe

Më 22 tetor 2018, deputetja e Partisë Socialdemokrate, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, me mbështetjen e 80 deputetëve, kishte iniciuar ndryshimin e amendamentit kushtetues në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.

Iniciuesja e këtij ndryshimi, Aida Dërguti, në një konferencë për media tha se kalimi i këtij amendamenti po pamundësohet nga mos pjesëmarrja e Listës Serbe në seanca plenare.

“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese na është kthyer dhe ka qenë pozitive që na tregon që kjo konventë nuk cenon asgjë që ka kushtetuta jonë. Mungesa e Listës Serbe po na pamundëson këtë ndryshon kushtetues që të kalojë ky amendament”, u shpreh Dërguti.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se avancimi më i madh i kësaj konvente do ishte kompensimi për viktimat e dhunës në familje.

“Në vlerësimin tonë konventa e Stambollit është konventa që dallon nga gjithë konventat tjera pasi është një konventë gjithë përfshirëse. Avancimin më të madh qe kjo konventë kish me krijuar është kompensimi i drejtpërdrejtë i viktimave të dhunës”, tha Jashari, raporton EO.

Shefja e UNDP-së, Ulirika Richardson, tha se Kosova ka kapacitete që ta futë të Kushtetutën e saj këtë konventë. Sipas saj, është një rast i mirë për ti larguar dukuritë e dhunave, sidomos asaj në familje.

“Që të zbatohet në mënyrë të plotë atëherë kjo do krijojë kushtet që Kosova të jetë e lirë nga dhuna dhe nga frika sepse këto dhuna ndikojnë në gjithë familjen. Nga këndvështrimi ynë konventa e Stambollit është një konventë gjithëpërfshirëse dhe ky është nja rast për Kosovën por edhe rajonin. Kosova ka kapacitete dhe vullnet për ta bërë këtë. Ne do jemi me ju dhe nëse ka diçka për zbatim atëherë do na keni pranë Shoqëria, gratë dhe vajzat në Kosovë duhet të jenë të lira nga dhuna”, u shpreh Richardson.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grupit të Grave, tha se drejtësia dhe gjyqësia nuk po vepron si duhet duke mos dënuar si duhet kryerësit e veprave ata të cilët kanë ushtruar dhunë në familje.

“Dhuna nuk është private por shumë publike dhe jemi këtu për të folur për mekanizmin që do ndihmojë gurëthemelin e kësaj konvente e cila do të ndihmojë Kosovën me jetuar në paqe sepse nëse dhunohet gruaja nuk do këtë mirëqenie në familje. Është me rëndësi që kjo konventë të futet si pjesë e kushtetutës. Gjyqësia nuk po vepron si duhet dhe ne jemi detyruar me angazhu avokate vetëm me vërtetuar që kriminelët nuk po dënohen si duhet”, tha Rugova.

Ajo nuk i ka besuar deklarimeve të Pjetër Ndrecaj, të dënuarit për vrasjen e Valbona Markut dhe Kiara Ndrecaj, në raport me veprat që ka bërë.

Ajo tha se Ndrecajt nuk do duhet të iu kishte dhënë hapësirë mediale.

“Është marre se si një televizion e nxjerrë një kriminel i cili thotë se nuk pendohem për atë që e kam bërë. E dimë çka ndodh me fëmijët të cilët rriten në një ambient ku ka dhunë dhe le më faktin ku po ndodhin edhe vrasje në familjet ku ka edhe dhunë”, tha ajo.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – PSD organizon tryezën për Amendamentin Kushtetues në lidhje me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, April 3, 2019

Të ngjashme