Kryetari në detyrë i OVL UÇK-së, Faton Klinaku tha se Gjykata Speciale është treguar jo serioze pasi nuk ka kthyer pajisjet që i kanë marrë gjatë bastisjes në zyret e tyre gjashtë muaj më parë, raporton Ekonomia Online. , raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë për medie të mërkurën tha se nga kjo gjykatë janë njoftuar që sot do t’i marrin ato pajisje në EULEX, por që nuk u janë dhënë.
“Nesër bëhen gjashtë muaj ku i kanë arrestuar ku i kanë konfiskuar edhe shtatë pajisje dhe një pajisje që kanë pasur filmime nga kamerat. Neve na kanë thirr nga Haga për të na thënë që do t’i sjellin ato pajisje që i kanë konfiskuara para gjashtë muajve. Neve sipas organizatë shumë herë kemi thënë qe kjo gjykatë është politike dhe me çështjen e sotme ata po e tregojnë që janë jo serioz”, tha Klinaku.
Ai ka thënë se sikur gjykata të ishte më serioze xhirimet do ua jepnin avokatëve, duke shtuar se avokati i Nasim Haradinaj ka qenë dhe ka kërkuar pamjet gjatë arrestimit.
“Po të ishin ata serioz konfiskimin e xhirimeve ia kishin dhënë avokatëve, kamera ka pas edhe nga jashtë, avokati i Nasim Haradinaj ka qenë këtu dhe ka kërkuar edhe kamerat nga jashtë për ta përgatitur sa më mirë mbrojtjen”, Klinaku
Avokati Tomë Gashi ka thënë se duhet një sqarim se çfarë kanë gjetur në pajisjet që janë konfiskuar.
“Ata kanë kërkuar që të dërgojnë dikë në selinë e EULEX dhe ne kemi kërkuar që në formë të shkruar të na dërgojnë një njoftim dhe kërkesa e tyre ka qenë që sot në ora 10:00 t’i marrim pajisjet pasi që ata dështuan që ti sjellin në këtë seli”, tha Gashi.
Gashi në cilësinë e avokatit të OVL-UÇK-së kishte shkuar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë për t’i marrë pajisjet, por që ato nuk i janë dhënë, me arsyetimin siç i kanë thënë Gashti se nuk janë të përgatitur.